Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të dielën.
Humb jetën 64-vjeçarja pasi u godit nga rrufeja në Prevallë

Gruaja nga Ferizaj ishte një nga 5 personat që u goditën nga rrufeja. Ajo vdiq në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
“Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për KOHËN. /KOHA/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

