Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se sot dhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar drejtëpërdrejt, që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë.





