Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me mosprezencën e kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, në seancat e Kuvendit Komunal në Prizren.
Në reagimin e tyre theksohet se nga nëntë seanca gjithsej të mbajtura në vitin 2024, në gjashtë prej tyre kryetari Totaj nuk ishte prezent.
“Mungesa e vazhdueshme e kryetarit Totaj në seancat e Kuvendit Komunal paraqet neglizhencën e tij ndaj interesave të qytetarëve, të cilët e kanë votuar që t’i trajtojë e zgjidh shqetësimet e problemet tyre, e jo të i injorojë ata në vazhdimësi. Qytetarët e komunës së Prizrenit përballen me sfida të shumta, nga problemet infrastrukturore deri te përmirësimi i shërbimeve publike, për të cilat kryetari i komunës Totaj duhet të dijë të i dëgjojë e i gatshëm e i vullnetshëm për të punuar në përmirësimin e tyre. Fatkeqësisht, nuk është!
Qytetarët e Prizrenit, nuk e meritojnë një kryetar si Shaqir Totaj”, thuhet tutje në reagimin e tyre.