LAJME

Vdiq personi që u godit nga një veturë të hënën në oborrin e vet në Zhur

Vdiq personi që u godit nga një veturë të hënën në oborrin e vet në Zhur
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2023, 09:59

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas goditjes nga një veturë në oborrin e vet të hënën në Zhur të Prizrenit.

Sipas policisë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit  e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika