Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas të dhënave të fundit, kolonat te Dheu i Bardhë arrijnë deri 300 metra, dhe qytetarët po presin deri në 1 orë për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike.





