LAJME

Suhareka dhe fshatrat përreth sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes

Suhareka dhe fshatrat përreth sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2025, 10:24

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot për shkak të mungesës së energjisë elektrike që furnizon stacionin e pompave “Pusi i Atit” në Suharekë, do të ketë mungesë të ujit të pijes.

Pa furnizim me ujë do të mbesin: Suhareka, Shiroka, Gjinovci, Gelanca, Leshani, Tërrja dhe Nepërbishti.

Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika