LAJME

Sllovenia nuk planifikon ta zvogëlojë praninë ushtarake të KFOR-it në Kosovë

Sllovenia nuk planifikon ta zvogëlojë praninë ushtarake të KFOR-it në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2026, 08:53

Sllovenia aktualisht nuk ka plane për të reduktuar numrin e ushtarëve të saj në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë.

“Çdo vendim lidhur me përshtatjet e mundshme të angazhimit të ardhshëm të Forcave të Armatosura Sllovene në KFOR do të merret pas një vlerësimi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh nevojat e misionit dhe kapacitetet tona”, thuhet në deklaratën e ministrisë, të cituar nga agjencia sllovene e lajmeve STA.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 106 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Sllovenisë janë të angazhuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika