Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare me Ministrinë e Admininistrimit të Pushtetit Lokal, konkretisht me ministrin Elbert Krasniqi.
Kjo ka ndodhur pasi që Komuna e Prizrenit është përfituese e mjeteve nga programi për mbështetje të projekteve infrastrukturore për komunitetet.
Kurse, projektet që do të realizohen në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë:
Ndërtimi i hapësirave të varrezave në fshatin Reçan;
Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Gërnqar;
Rregullimi i rrugës “Nysret Seharsoj” në Prizren;
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Jabllanicë;
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Gërnqar;
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Lubizhdë;
Ndërtimi i infrastrukturës në fshatrat e Zhupës dhe të Lumbardhit.
