LAJME

Rikualifikohet vepra ndaj Valon Sylës, tani po hetohet nga Prokuroria Speciale

Rikualifikohet vepra ndaj Valon Sylës, tani po hetohet nga Prokuroria Speciale
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Prill 2023, 22:36

Autoritetet e sigurisë e kanë rikualifikuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që cilësohej si sulm i lehtë trupor.  Me këtë rast tani do të merret Departamenti Antiterrorizëm i Prokurorisë Speciale.

Kështu ka bërë të ditur gjatë emisionit pressing në T7, autori i emisionit, Leonard Kerquki.

“Po më thënë burimet nga strukturat e sigurisë. Rasti është rikualifikuar si terrorizëm. Me këtë rast tani po merret Prokuroria Speciale”, tha ai.

Analisti dhe gazetari Syla është sulmuar dje nga tre persona në lokalin “Image” në Prishtinë.

Sulmi i tij kishte ndodhur pasi kishte mbaruar debati në pressing të T7. Syla tha sonte se sulmi ndaj tij ka qenë i planifikuar dhe i mirë-menduar.

Tre persona, të rinj janë arrestuar për sulm kundër gazetarit Valon Syla.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika