Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon riga shiu dhe shkarkime rrufesh sonte, 17.07.2024, të enjten dhe të premten.
Të enjten pritet të ketë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës, sipas IHMK-së, do intensifikohen vranësirat dhe krijohen kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh teksa në disa zona ekziston rreziku për breshër.
Temperaturat për këtë ditë pritet të shkojnë nga 15 në 18 gradë Celsius minimalet dhe 30-34 maksimalet.





