LAJME

Qyteti i Suharekës dhe disa fshatra perreth sot përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijes

Qyteti i Suharekës dhe disa fshatra perreth sot përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijes
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2025, 11:38

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot për shkak të mungesës së energjisë elektrike në komunën e Suharekës, do të ketë dhe mungesë të furnizimit me ujë të pijes.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin zona e qytetit të Suharekës, Shiroka, Gjinovci, Gelanca, Leshani, Tërrnja dhe Nëpërbishti.

Po ashtu, bëhet e ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika