Qeveria komunale e Dragashit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa çështje, përfshirë kërkesën për ndarjen e ngastrës për ndërtimin e Qendrës multifunksionale.
Sipas njoftimit të kësaj komune në kuadër të rendit të ditës të takimit të udhëhequr nga kryetari Bexhet Xheladini janë “shqyrtuar mundësitë dhe rrugët ligjore për ndarjen e një parcele për ndërtimin e Qendrës multifunksionale, projekt ky që do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, raporton Telegrafi.
Tutje theksohet se të gjitha drejtoritë dhe zyrat përgjegjëse janë obliguar që deri në fund të janarit të raportojnë për nivelin e zbatimit të Planit komunal të Integritetit, përfshirë veprimet e ndërmarra, nivelin e realizimit të tyre, vështirësitë dhe rekomandimet.





