LAJME

Policia në Prizren ndalon të dyshuarin i cili shkaktoi aksident trafiku me lëndime të rënda dhe iku nga vendi i ngjarjes

Policia në Prizren ndalon të dyshuarin i cili shkaktoi aksident trafiku me lëndime të rënda dhe iku nga vendi i ngjarjes
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2023, 14:14

Policia në Prizren ka njoftuar se i dyshuari i cili shkaktoi aksident trafiku me lëndime të rënda dhe iku nga vendi i ngjarjes, në rrugën “Zenun Çoçaj” në Prizren tashmë është ndaluar.

“Më datë 23 korrik 2023, Policia në Prizren kishte pranuar informacion se në rrugën “Zenun Çoçaj” në Prizren, një person i dyshuar përderisa ishte me automjet Mercedes, ngjyrë e zezë, ku brenda automjetit ishte edhe një vajzë të cilën nëna e saj e kishte vërejtur dhe në tentim për ta ndaluar vajzën e saj i kishte dalë automjetit përpara, më pastaj duke u kapur në xhamin e dritarës së automjetit dhe në këto momente i dyshuari kishte filluar ngasjen e pakontrolluar më çka e kishte tërhequr zvarrë gruan duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar është transferuar në QKUK për shkak të lëndimevë të rënda trupore”, thuhet në detaje se si ka ndodhur aksidenti në fjalë në njoftimin e policisë.

I dyshuari kishte vepruar tutje në mënyrë të pakontrolluar duke ikur nga vendi i ngjarjes, derisa në ikje e ka goditur edhe një automjet të parkuar duke shkaktuar dëme materiale.

Kurse, nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Prizren, tashmë është identifikuar i dyshuari L.K i lindur në vitin 1999, i njëjti është arrestuar dhe me njoftimin e prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika