LAJME

Policia jep detaje rreth arrestimit të tre personave për fajde dhe detyrim në Prizren

Policia jep detaje rreth arrestimit të tre personave për fajde dhe detyrim në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2024, 14:17

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, së
bashku me Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP- Prizren dhe në koordinim me Prokurorinë
Themelore-Prizren, më 02.10.2024 ka realizuar operacion policor ku ka realizuar edhe një
urdhër-kontrolli lëshuar nga gjykata.

Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në
veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar
dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të
veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika