LAJME

Policia e Kosovës me aksion në tri rajone kundër lëndëve narkotike dhe krimeve kibernetike

Policia e Kosovës me aksion në tri rajone kundër lëndëve narkotike dhe krimeve kibernetike
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2025, 09:19

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një aksion në tri rajone.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për “Zërin” se ky operacion është kryer pas një pune operative dhe hetimore nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), operacion ky që, siç theksoi Kelani, ka përfunduar me sukses në orët e hershme të mëngjesit.

“Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës, që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotikë dhe krimeve kibernetike. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë mund të informoheni pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit”, ka thënë Kelani. /Zeri/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika