LAJME

Nuk kalon Projektligji për prokurorin e shtetit, opozita nuk merr pjesë në votim

Nuk kalon Projektligji për prokurorin e shtetit, opozita nuk merr pjesë në votim
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2023, 11:53

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë Projektligjin për prokurorin e shtetit. Kjo pasi që opozita nuk ka marr pjesë në votimin e amendamenteve të këtij Projektligji.

Në votimin e tyre kanë marr pjesë vetëm 50 deputetë. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës do të bartet në seancën tjetër.

Në seancën e së mërkurës gjithashtu nuk kanë arritur të miratohen amendamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive. Edhe pse mbi 70 deputetë ishin në sallë, vetëm 46 kanë marr pjesë në votim.

Ndërkohë nuk ka pasur kuorum as për miratimin e Raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për menaxhimin e pagave”. Vetëm 50 deputetë kanë marr pjesë në votimin e kësaj pike.

Nuk kanë kaluar as rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të performancës komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. Vetëm 49 deputetë kanë marr pjesë në votim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika