Në fshatin Muradem të Prizrenit ka filluar largimi i kabllove të tensionit të lartë dhe vendosja e shtyllave të reja elektrike.
Petrit Hoxhaj, kryetar i bashkësisë lokale Vlashnje, Kobaj dhe Muradem përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se ky projekt nga KEDS-i ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e rrjetit të energjisë elektrike.
“Sot isha në fshatin Muradem,për të parë nga afër punimet e projektit të KEDS-it, i cili ka filluar për ndërrimin e telave të tensionit të lartë dhe vendosjen e shtyllave të reja elektrike.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e rrjetit të energjisë elektrike, duke siguruar një furnizim më të qëndrueshëm, sidomos gjatë sezonit të dimrit, kur banorët e këtij fshati kanë pasur vazhdimisht probleme me energjinë elektrike”, ka shkruar Hoxhaj tutje në Facebook.

