Home LAJME Ndalohen dy të dyshuar në fshatin Gorozhup për posedim të kundërligjshëm të armëve

Ndalohen dy të dyshuar në fshatin Gorozhup për posedim të kundërligjshëm të armëve

0
Ndalohen dy të dyshuar në fshatin Gorozhup për posedim të kundërligjshëm të armëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i punës dhe angazhimeve të njësitit patrullues kufitar – SPMK Vërmicë, më datë 16.03.2025, në fshatin Gorozhup, është ndaluar automjeti BMW X3 me targa (AB), ku pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave dhe veturës janë gjetur një armë kallashnikov model K9 me një karikator të zbrazët, një pistoletë Sig Sauer me tre karikatorë të zbrazët, këllëfi i pistoletës me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm, një thikë gjuetie si dhe një palë dylbi optike Patrol Rifle Optik.
“Dy të dyshuarit janë shoqëruar në SPMK Vërmicë, ku pas intervistimit ndaj njërit të dyshuar është lëshuar vendimi mbi ndalim kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët, municioni dhe pajisjet tjera janë konfiskuar”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here