- Reklama -

Maqedonci thotë se Kosova do të ketë rol kyç në ‘Defender Europe 2025’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë jo vetëm vend pritës, por edhe qendër e komandës ushtarake amerikane për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se në këtë edicion të ushtrimit të madh ushtarak, Kosova do të luajë një rol të zgjeruar, duke përfshirë pjesëmarrjen me njësi ushtarake dhe pritjen e një komande të lartë ushtarake amerikane.

- Reklama -

“Edhe më shumë dhe edhe më e involvuar se në Defender Europe 23, Kosova në Defender Europe 25 do të jetë jo vetëm vend pritës dhe pjesëmarrëse me njësi ushtarake, por edhe vendi ku do të vendoset një komandë e lartë ushtarake amerikane, nga e cila do të udhëhiqen të gjitha trajnimet në Ballkanin Perëndimor”, tha Maqedonci në ATV.

Sipas tij, kjo është hera e parë që një komandë e tillë ushtarake do të vendoset në Kosovë, duke e bërë vendin një qendër strategjike për operacionet e Defender Europe 2025.

“Për herë të parë, Kosova do të jetë jo vetëm vend pritës, siç ka qenë në Defender Europe 21 dhe 23, por edhe selia e një komande të lartë ushtarake, e cila do të udhëheqë operacionet nga bazat tona ushtarake”, u shpreh Maqedonci.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort