Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për riorganizimin e disa nëndegëve dhe forumeve, me qëllim të fuqizimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në terren.
LDK në Prizren diskuton riorganizimin e strukturave dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve

Kryetari i degës, Driton Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se fokusi mbetet angazhimi në shërbim të qytetarëve dhe adresimi i nevojave të tyre me përgjegjësi. Në takim është vënë theks i veçantë edhe te bashkëpunimi ndërmjet strukturave, si dhe rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në vendimmarrje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Raporton të zhdukur vajzën e mitur nga Landovica, ajo lajmërohet se po bashkëjeton me një person në Gjakovë

Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

Osmani takon këshilltarin special të Trumpit: SHBA, mbështetje e palëkundur për Kosovën

