Gjykata Kushtetuese ia ka hedhur poshtë ankesën e Albulena Haxhiut dhe nëntë deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët i ishin drejtuar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit për të vlerësuar kushtetueshmërinë e procedurës për zgjedhjen e presidentit dhe masën pezulluese për afatin kushtetues.
Haxhiu dhe deputetët e VV-së kanë kërkuar vlerësimin e Kushtetueses lidhur me pretendimin se “deputetët e opozitës, me mos pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme dhe votim për zgjedhjen e Presidentit të mbajtur më 5 mars 2026 kanë shkelur Kushtetutën dhe janë në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuara nga Aktgjykimi i lartpërmendur [KO124/25]”.





