Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për rritjen e koeficientit për punonjësit e sektorit publik.
Ajo në DPT te Fidani e ka cilësuar këtë veprim si një tentativë për blerjen e votës.
“Lëvizja me ngritjen e pagave dhe cfarëdo subvencionimi dy tre muaj para zgjedhjeve nuk ka si të shihet ndryshe vec si një tentativë “legale” për blerje të votës. Ne e kemi pasur një akuzë që ua kemi bërë më herët qeverive se po dëshiron të blejë votën. Pse pe ngrit pagën sot? Pse nuk e ke ngrit para një viti, apo tri vite më parë”, tha ajo.





