LAJME

Kërkohet një grua në Prizren për shpërdorim të pasurisë së huaj

Kërkohet një grua në Prizren për shpërdorim të pasurisë së huaj
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2024, 11:54

Në Prizren nga Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë është duke u kërkuar një grua për shpërdorim të pasurisë së huaj, konkretisht të hollave dhe dokumenteve personale.

Rasti ka ndodhur më datë 5.1.2024 rreth orës 20:30 në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren, ku viktimës i ka rënë kuleta së bashku me dokumente personale.

Pas raportimit, në kamera të sigurisë nga policia është vërejtur se një grua merr kuletën e tij dhe largohet në drejtim të panjohur. Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet të ketë marr kuletën e ankuesit.

Policia me këtë rast kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në ndonjërin stacion të policisë në Kosovë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Njoftimi i plotë:

Kërkohet një e dyshuar për shpërdorim të pasurisë huaj-kuletës me të holla dhe dokumente

Prizren, 17 Prill 2024

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, konkretisht me datën 05.01.2024, rreth orës 20:30, në rrugën “ Rifat Ukimeri” në Prizren viktimës i ka rënë kuleta me dokumente dhe pra në të. Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejte se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur. Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika