Katër policë dyshohet se janë sulmuar fizikisht, me mjete të forta nga tre persona në Poslisht të Prizrenit.
Policia raporton se policët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

Katër policë dyshohet se janë sulmuar fizikisht, me mjete të forta nga tre persona në Poslisht të Prizrenit.
Policia raporton se policët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e hershëm të datës 19.01.2026.
Sipas Policisë, policët ishin gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se gjatë arrestimit të të dyshuarve, është përdorur edhe sprej zyrtar.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



