Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura.

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha ajo.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.