LAJME

Inicohet rast ndaj një zyrtari policor nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare në pikën kufitare Vërmicë

Inicohet rast ndaj një zyrtari policor nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare në pikën kufitare Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2024, 11:03

Është inicuar rast dhe kanë nisur hetimet ndaj një zyrtari policor, i cili dyshohet që lejoi të vazhdojë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës një furgon i cili nuk përfilli rregullat.

Policia ka njoftuar që rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë rreth orës 20:17 më datë 13.03.2024.

Sipas informatave në raportin policor, Policia gjatë kontrollimit të një furgoni që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë ka vërejtur se një zyrtar kompetent e ka lënë furgonin të vazhdojë në drejtim të Kosovës përkundër se kishte të ngarkuara një sasi të fidanëve të pemëve dhe luleve pa i përfillur rregullat.

Policia ka njoftuar që në konsultim me prokurorin furgoni dhe fidanët janë sekuestruar.

Rasti është cilësuar vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika