LAJME

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2024, 11:59

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e një personi të dyshuar për veprën penale – dhunim.

Personi i dyshuar sipas Policisë është Mazllum (Sadri) Brahimaj, i lindur me 01.04.1970 nё Kashicё të Istogut.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika