LAJME

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2026, 15:40

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.

Për këtë, ajo i ka dërguar letër Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në letrën e saj, Haxhiu ka vlerësuar rëndësinë dhe vëzhgimin e këtij procesi nga minisioni i BE-së.

“U.D. Presidentja Haxhiu ka theksuar se prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira.”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika