LAJME

Halil Kastrati befason nënën me dy femijë jetim në Prizren, ia bënë  surprizë shtepinë e re

Halil Kastrati befason nënën me dy femijë jetim në Prizren, ia bënë  surprizë shtepinë e re
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2023, 23:05

Humanisti, Halil Kastrati, ka gëzuar 4 familje në regjonin e Prizrenit. Ai përmes shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka surprizuar një nënë me dy fëmij jetim e cila kishte shkuar për të marrë drekën në kuzhinën humanitare në Prizren. Ajo pa e ditur fare surprizohet dhe merr  lajmin se është bërë me shtëpi të re ne qytetin e Prizrenit, shumë gezim dhe emocione perjetuan të gjithë.

Një familja tjetër 12 anëtarëshe u bë me shtëpi të re po në Prizren. Kishte risi nga vizita jonë e parë tek kjo familje thotë Kastrati, ishin shtuar me një djalë dhe ja kishin lënë emrin Halil.

Kastrati me ekpin e tij vazhdoi përtej kufijve të Prizrenit, për në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit dhe ia dorzoi çelesat e shtëpisë së re familjes nga komuntiteti rom, të cilen e kishin vizituar para disa muajve.

Familja e rradhes qe u bë me shtepi të re në fshatin Skorobishte të komunës së Prizrenit është nga komuntiteti Boshnjak, ku para disa muajve e kishte vizituar edhe këtë familje Kastrati,  dhe sot ja dorzuam çelesat e shtepise se re. Familjet i gezofshin shtepite e reja, bamires, Zoti kurrë mos ju humbte, ka thënë në fund humanisti Kastrati./tvprizreni.net/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika