Çmimet e tregut janë në lëvizje rregullisht, kohëve të fundit. E së fundmi, më i diskutuari ishte çmimi i fasules. Tashmë, për një kilogram fasule, qytetarët duhet të paguajnë deri në 10 euro. Të paktën, ky çmim figuron në tregun e Pejës.
Kështu ka konfirmuar gazetari Vladrin Daci në një lidhje të drejtpërdrejt nga tregu për emisionin Ora 7 të Klan Kosovës mëngjesin e sotëm.





