LAJME

Bllokimi i llogarive, Bali Muharremaj kërkon që Kuvendi i Kosovës të veproj urgjentisht

Bllokimi i llogarive, Bali Muharremaj kërkon që Kuvendi i Kosovës të veproj urgjentisht
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2024, 21:06

Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare, si pasojë e kontratës kolektive

Rreth kësaj ka reaguar edhe kryetari i komunës së këtij qyteti, Bali Muharremaj.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të veproj urgjentisht, pasi qe do të rëndohet situata financiare.

‘’Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet t’ia zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna.

Për këtë situatë, duhet të veproj urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.’’, ka shkruar ndër të tjera Muhamrremaj në facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika