LAJME

Balla për zjarret në Shëngjin: Jemi në kontakt me KFOR-in, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Balla për zjarret në Shëngjin: Jemi në kontakt me KFOR-in, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2024, 21:57

Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë shkuar në Shëngjin ku po shohin nga afër situatën e zjarreve.

Gjatë fjalës së tij për media, Balla tha se zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka ardhur edhe qeveria italiane përmes dy helikopterëve.

Sipas Ballës, ministri i Mbrojtjes është në kontakt edhe me KFOR-in, për përdorimin e mjeteve të tyre ajrore për shuarjen e flakëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika