Ligjërata e antropologut dhe studiuesit Nebi Bardhoshi e titulluar “Mbi kulturën e lumit” do të prezantohet më 23 janar 2025 para audiencës në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren.
Antropologu Nebi Bardhoshi vjen në Prizren me ligjëratën “Mbi kulturën e lumit”

Sipas njoftimit të Fondacionit “Lumbardhi” kjo ligjëratë është e përqendruar mbi lumenjtë Valbona, Zall-Gjoçaj dhe Vjosa.
“Tre lumenj: Valbona, Zall-Gjoçaj dhe Vjosa, e ndërtojnë një jetë krejt të vetën duke renduar mënyrën se si ndërtohen raportet shoqërore e kulturore përreth tyre, qoftë mes mitologjisë apo mes fenomeneve natyrore që jetësojnë apo se si njerëzit ndërveprojnë. Analiza e Nebi Bardhoshit vendos në komunikim këta tre lumenj e së bashku sjellin një panoramë të asaj çfarë mund të quajmë kulturë të lumit”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kosova dhe Franca synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në fokus investimet dhe Lojërat Mesdhetare 2030

Totaj takon ushtruesin e detyrës së drejtorit të Parkut Kombëtar “Sharri”, diskutohet për Prevallën

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

