Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit F.B., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Vrasja në Restelicë, Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim prej 30 ditësh për të akuzuarin

Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë- Komuna e Dragashit, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.
“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë

Gjashtë të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit rehabilitues në Prizren

Obama kritikon Izraelin: U mori tokën palestinezëve, ka shkuar përtej kufijve të justifikueshëm

