Sot me fillim nga ora 17:00, në kryeqytetin e Shqipërisë do të zhvillohet protesta në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së tri ditë më parë njoftoi se pritet që 60 autobusë të nisen nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në këtë protest.
- Reklama -
Protesta organizohet kundër, siç u tha, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Një protest e tillë ishte organizuar edhe në Prishtinë, e po ashtu edhe para Gjykatës Speciale në Hagë./zeri/
- Reklama -