- Reklama -

Tërnava: Ju drejtohem me urimet më të mira që Fitër Bajramin ta përjetojmë shpirtërisht e me gëzime

Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka uruar sot festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Në mesazhin e përvitshëm të urimit të kësaj feste, ai tha se Bajrami sjellë lumturi, harmoni, paqe dhe gëzim tek të gjithë njerëzit dhe familjet e tyre.

- Reklama -

“Ju drejtohem më përgëzimet dhe urimet më të mira me bindje dhe shpresë që Bajrami ta ndjejmë, dhe ta presim e përjetojmë shpirtërisht, me gëzime dhe përkushtim në ambientet e tona të ngrohtë familjare dhe shoqërore”.

“Që sonte kur kemi natën e Bajramit, besimtarët myslimanë hyjnë në atmosferën e festës së Fitër Bajramit, të gëzuar me plotë të drejtë që kanë kryer një ndër urdhrat e Zotit të madhëruar, agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.

Ai ka thënë se Fitër Bajrami vjen me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se zemrat e njerëzve janë të mbushura me paqe dhe qetësi.

“Për një muaj me radhë agjërimi mbushi zemrat tona me një ndjenjë paqeje, qetësie dhe pse jo krenarie. Andaj, festa e Fitër Bajramit është mundësi për të shprehur mirënjohje për arritjen e pastrimit shpirtëror që është shoqëruar me sakrificë dhe përkushtim”.

“Fitër Bajrami është festë përbashkuese për të gjithë myslimanët në tërë botën, që simbolizon triumfin shpirtëror, moment gëzimi dhe reflektimi, që shpreh faljen, mirësinë dhe bashkimin familjar dhe shoqëror”, ka thënë Tërnava. /Klankosova.tv

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort