LAJME

Policia nis hetim në Prizren për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor

Policia nis hetim në Prizren për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2025, 08:52

Në Prizren Policia ka iniciuar rast për falsifikim të parasë.

Sipas raportimit në Polici, nga 1 qershori deri më 27 nëntor nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Paratë e dyshimta janë sekuestruar.

“Është raportuar se nga data 01.06.2025 deri më 27.11.2025 nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e falsifikuara janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika