- Reklama -

Osmani për mërgatën: Ju nuk jeni mysafirë, por pjesë e pandashme e atdheut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në pritjen e organizuar për motrat dhe vëllezërit nga mërgata, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj Kosovës.

Ajo theksoi se mërgata është një pjesë e pandashme e atdheut, që edhe pse jeton mijëra kilometra larg, vazhdon ta mbajë Kosovën në zemër dhe në mendje, duke ruajtur gjuhën, identitetin, kulturën dhe flamurin kombëtar.

- Reklama -

 

 

“Ka vërtet një pjesë të atdheut që nuk qëndron brenda kufijve të hartës, por zemra për atdheun ju rreh edhe nga mijëra kilometra larg. Ka një Kosovë që përveç gjuhës sonë të zemrës, gjuhës shqipe, flet edhe shumë gjuhë të tjera, që punon në shtete të largëta, por mendimin dhe zemrën gjithmonë i mban këtu,” tha Osmani.

Ajo e përshkroi mërgatën si “një copë atdheu që jeton larg dhe afër njëkohësisht”, duke theksuar se ajo nuk u shkëput asnjëherë nga Kosova, edhe në momentet më të vështira.

“Nderi i një kombi matet me ata që i qëndrojnë atdheut pranë edhe atëherë kur fizikisht janë larg. Janë njerëz që nuk kërkuan lavdi, por me veprat e tyre i dhanë lavdinë më të lartë atdheut — e tillë është mërgata jonë,” u shpreh Presidentja.

Osmani rikujtoi se mërgata ishte mbështetja kryesore e vendit në kohët më të rënda dhe vazhdon të jetë pranë edhe sot, kur Kosova përballet me sfida të reja.

“Ju jeni dëshmi se atdheu nuk është vetëm vend, por është edhe besë, është kujtesë dhe është përgjegjësi. Jeni ata që e mbajtët gjallë emrin e Kosovës në kohët më të rënda, që e bartët flamurin tonë nëpër botë kur ai ende nuk valvitej lirshëm këtu,” tha ajo.

Në fund të fjalës së saj, Osmani theksoi se mërgimtarët nuk duhet parë si mysafirë në vendin e tyre.

“Prandaj sot, kur ju themi mirë se erdhët në atdhe, nuk po ju presim si mysafirë, por si pjesë të pandashme të vetvetes sonë,” përfundoi Presidentja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort