Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka filluar vizitën e saj zyrtare në Finlandë, vizitë kjo me ftesë të mikut të çmuar të Kosovës, Presidentit Alexander Stubb.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se si dy vende liridashëse do të diskutojnë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin tonë, drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë.
“Kënaqësi ta filloj vizitën në Finlandë, me ftesë të mikut të çmuar të Kosovës, Presidentit Alexander Stubb.
Si dy vende liridashëse, do të diskutojmë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin tonë, drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Përpos takimeve me liderë shtetëror, do të kem kënaqësinë ta takoj edhe mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Finlandë dhe t’u adresohem studentëve të Universitetit të Helsinkit”, ka shkruar Osmani.