Sot përfundon afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, për të paraqitur kërkesën e tyre për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për RTKLive se më 20 janar është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike, ndërkaq sot do të përfundojë afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.
Sot më 25 janar do të përfundojë afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësive të huaja dhe organizatave ndërombëtare. Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën eletronike (https://apliko.kqz-ks.org), pra për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, aplikimi mund të bëhet online”, tha Elezi për RTKlive.





