- Reklama -

Ekipet e shpëtimit të Kosovës po kërkojnë një 26-vjeçar të zhdukur në zonën malore në Cahan

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se edhe të martën, më 08.04.2025, janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e shtetasit shqiptar, Ajet Lleshi, 26-vjeç, në zonën malore të Pashtrikut, në Cahan të Shqipërisë.

Në njoftimin e saj, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka demantuar disa informacione që po qarkullojnë në rrjete sociale e media jozyrtare.

- Reklama -

“Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim demanton fuqishëm informacionet e përhapura në disa rrjete sociale dhe media jozyrtare, të cilat pretendojnë se personi është gjetur i vdekur. Këto informacione janë të pavërteta dhe nuk bazohen në të dhëna zyrtare apo të konfirmuara nga autoritetet përgjegjëse” – ka njoftuar kjo Shoqatë.

Me këtë rast, Shoqata ka ftuar qytetarët dhe mediat të bazohen vetëm në njoftimet zyrtare dhe të mos shpërndajnë informata të pasakta që mund të dëmtojnë procesin e kërkimit dhe familjarët e të zhdukurit.

“Për çdo zhvillim të mëtejmë, do të jeni të informuar nga burimet zyrtare” – ka shtuar Shoqata.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort