Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në Prizren.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20, në rrugën “Ismail Kryeziu”.
Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.





