- Reklama -

31 marsi është afati i fundit kur zyrtarët publikë duhet ta deklarojnë pasurinë

31 marsi është afati i fundit kur zyrtarët publikë duhet ta deklarojnë pasurinë.
E kur shënon data 18 mars deri më tani pasurinë e kanë deklaruar vetëm 22 mijë e 557 zyrtarë.

“Numri i zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë deri më tani, 18 mars 2025, është 2257 ndërsa 1432 janë në proces të deklarimit. Numri i tërësishëm i zyrtarëve publik që duhet të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars është rreth 11,000 zyrtarë” ka thënë Buleshkaj për Indeksonline.

- Reklama -

Por çka ndodh nëse një zyrtar nuk deklaron pasurinë deri me 31 mars?

Sipas Buleshkajt, mos deklarimi i pasurisë në kohë deri në 15 ditë, ka si pasojë shqiptimin e gjobës mandatore prej 30% të pagës mujore të zyrtarit.

Ndërsa, për vonesa më shumë se 15 ditë nga afati ligjor, Agjencia përgatit kallëzim penal, pasi qe shkelja e tillë përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal, dhe që mund të rezultojë me gjobë, burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin.

“Korniza ligjore që rregullon procesin e deklarimit të pasurisë dhe punën e APK-së nuk parasheh ndonjë afat shtesë për deklarimin e pasurisë pas datës 31 mars, pa pasoja juridike” ka shtuar më tuje ai.

Në fund, Buleshkaj për Indeksonline ka thënë së Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ju bën thirrje zyrtarëve publikë që janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë që të respektojnë afatet ligjore dhe të jenë të saktë në afat për të shmangur sanksionet e parashikuara me ligj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort