Kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe. Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe, shkruan Gazeta Express.
“Unë nuk kam asgjë kundër Adriana Hoxhiqit. Unë muj me fol kjo munet me fol. Partia e boshnjakeve të Kosovës, e kemi bërë gati për me e qu rastin në Gjykatën Kushtetuese. Ardiana duhet me thënë diçka unë e mbroj veten. Tani Gjykata Kushtetuese vendos për këtë”, ka thënë Balje në emisionin “Frontal”, në T7.
Më tutje Hoxhiq tha se partia e Duda Baljes nuk ka punuar asnjëherë në interes të komunitetit të boshnjakëve.





