Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.Hoxhiq para mediave tha se vendimi i PZAP’së është i papranueshëm, dhe sipas saj do të varet nga përgjigja e Gjykatës Supreme se a është Kosova shtet ligjor.“Ne sapo e dorëzuam ankesën në Gjykatë Supreme. Vendimi i djeshëm i PZAP’së është i papranueshëm sepse I shkel të drejtat themelore të qytetarëve që të votojnë sipas vullnetit. Unë besoj që ai vendim është sfidë për të gjitha institucionet dhe me përgjigjen që e marim nga Gjykata Supreme do ta shohim a është Kosova shtet ligjor apo joligjor”, tha Hoxhiq
Ajo tutje u shpreh se do të shfrytëzojnë mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë nëse ankesa në Supreme nuk jep rezultat
“Do të shkojmë deri në fund, do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset brenda Kosovës nëse kjo nuk jep rezultate do t’i shfrytëzojmë mekanizmat edhe institucioneve jashtë vendit”, tha ajo.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi tërësi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit, për subjektet politike boshnjake në komunat të banuara me shumicë serbe, siç janë Zubin Potoku, Shtërpca, Ranillugu, Graçanica, Parteshi, Kllokoti, Novobërda, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi.
Me këtë vendim, PZAP-ja ka anuluar 4.205 vota të cilat i kishte siguruar subjekti politik boshnjak, i udhëhequr nga Adrijana Hoxhiq, në komunat e banuara me shumicë serbe.Hoxhiq, sipas rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kishte fituar 6.422 vota apo një ulëse në Kuvendin e Kosovës.