Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim me veteranët në Ferizaj, ku ka shpalosur Planin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike, politike dhe kombëtare.Hoxhaj ka theksuar se letra e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden drejtuar presidentit serb, ku i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës dëshmon se PDK ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, ndërsa të tjerët në anën e gabuar.
“Presidenti serb ka pranuar një letër nga Joe Biden, i cili në mënyrë të qartë përmend pritja, qëllimi dhe zotimi amerikanë se vetëm njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ka pret Amerika prej teje. A e dini çka tregon kjo. Kjo tregon se na çka jemi në PDK, në kundërshtim me ata që janë në garë me neve, e që do t’i lëmë jashtë garës është se ne kemi qenë në anën e drejtë të historisë, të tjerët kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Albin Kurti ka kundërshtuar marrëveshjen e Ramubjesë, ai ka kundërshtuan pakon e Ahtisarit, demarkimin me Malin e Zi, ai ka kundërshtuar marrëveshjen e Uashingonit. Pas 20 vjetësh prapa qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se për këtë do të votojnë. A do votojnë për dikë që i beson Amerikës, apo për dikë që i beson dikujt tjetër”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj duke theksuar se vota për Partinë Demokratike të Kosovësështë votë për një qeveri stabile, ka thënë se PDK-ja është pengesa e vetme kundër popullizmit në vend.





