Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Edi Ramën për fitoren e tretë radhazi në Shqipëri, duke e cilësuar fitore edhe të Shqipërisë.
Ai ka thënë se fitorja e tij tregon që puna e bërë derisa ishte në krye të ekzekutivit ka bërë që ta korrë edhe një fitore.
“E uroj mikun tim shumë të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët. Suksese Edi. Urime Shqipëri!”.
Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja…
Posted by Enver Hoxhaj on E martë, 27 April 2021