LAJME

Hoxhaj takohet me ambasadorin amerikan, Hovenier

Hoxhaj takohet me ambasadorin amerikan, Hovenier
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2022, 19:20

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim, përveç situatës së sigurisë në rajon, pas agresionit rus në Ukrainë, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

Hoxhaj, me këtë rast, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorit Hovenier në të gjitha proceset politike përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj tutje është shprehur se partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika