LAJME

Hoxhaj: Qeveria ka mbështetjen time për aplikim në Këshill të Evropës

Hoxhaj: Qeveria ka mbështetjen time për aplikim në Këshill të Evropës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2022, 16:54

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është mirë që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se qeveria ka mbështetjen e tij të plotë.

“Është mirë që Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga opozita, qeveria ka mbështetjen time të plotë dhe ftoj të gjithë miqtë e mi në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbështesin pranimin tonë.”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika