Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria dhe sindikatat duhet të bëjnë një zgjidhje për grevën që mënyrë që të filloj procesi mësimor.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë një konference për medie, pas mbledhjes së Kryesisë është shprehur se nga 1 janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi Ligji i Pagave që sipas tij do ta zgjidhte këtë problem, shkruan Telegrafi.
“Kemi pasur një seancë dhe debat parlamentar për çështjen e grevës, qëndrimi ynë si PDK ka qenë që të gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme që Qeveria me sindikatën të bëjnë zgjidhje afatshkurtër dhe prej 1 janarit të jetë në fuqi Ligji i Pagave i cili duhet ta zgjidh këtë problem”, ka thënë Hoxhaj.





